×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama tregon se pse kundërkandidatët e tij nuk duhet të jenë Kryetar të Prishtinës

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 21:30

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Përparim Rama në një paraqitje televizive ka dhënë arsyen se pse ai e meriton të jetë udhëheqësi i kryeqytetit dhe jo kundërkandidatët nga partitë e tjera.


    Ai ka thënë se Arben Vitia, Uran Ismaili e Daut Haradinaj nuk e meritojnë të jenë kryetar të Prishtinës për një arsye të thjeshtë.

    “Po i them të gjithë për asrye se janë politikanë. Me të vërtetë ju them se të gjithë ishoh si djem të mirë. I çmoj dhe I respektoj të gjithë mirëpo mendojë se unë jam i duhuri për Prishtinën. Të gjithëve ju dëshiroj fat”, shtoi ai në emisonin “Natë Vere” në T7.

    Rama e ka dhënë opinionin e tij edhe për kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    “Një potencial I shkuar hiq, për fat të keq:, tha ai për Ahmetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!