×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajtja me armë në Prishtinë, dalin pamjet teksa nxirren tre të plagosurit

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 8:06

    Tre persona janë plagosur  mbrëmë në rrugën ‘Muharrem Fejza” në Prishtinë pas një përleshje të armatosur me armë zjarri.


    Lajmi për Gazetën Online “Reporteri.net”, është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

    “Rreth orës 23:15, është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”.

    “Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

    Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person të dyshuar, ndërkaq ka nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    Ndërkohë, në media janë publikuar ndërkohë edhe pamje nga nxjerrja e personave të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!