×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama për Huffington Post: Unë hapa dyert e Shqipërisë për refugjatët afganë

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 18:41

    Blogu italian dhe ndërkombëtar i lajmeve “Huffington Post” (HP), i ka dedikuar një artikull kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe situatës së afganëve, të cilët kanë mbërritur gjatë 48-orëve të fundit.


    HP-ja e konsideron fillimisht Ramën – një politikan jokonvencional.

    “Dy metra i gjatë, pothuajse gjithmonë vesh atlete, ka luajtur për ekipin kombëtar të basketbollit shqiptar dhe është një artist”, shkruhet në artikull.

    Me një italishte të shkëlqyer, cilëson HP-ja, Rama prezantohet në një mënyrë energjike dhe karizmatike.

    Pavarësisht angazhimit të tij politik ai vazhdon të vizatojë dhe të pikturojë.

    “Në prill ai fitoi zgjedhjet politike për të tretën herë radhazi, një ngjarje unike që kur Shqipëria iu kthye demokracisë, duke marrë një shumicë absolute të vendeve”, thekson më tej HP-ja.

    Huffington Post sqaron se Rama ka fituar çmimin për kryebashkiakun më të mirë në botë në vitin 2004 (duke mposhtur në finale Manuel Lopez Obrador, tanimë President i Meksikës, dhe Walter Veltroni, Kryebashkiaku i atëhershëm i Romës).

    “Evropianist dhe internacionalist”, kështu e përshkruan HP-ja, Ramën.

    Por për HP-në rëndësi përbën lajmi që qeveria e tij ishte e para në botë që i dha azil refugjatëve afganë.

    Ky gjest, sipas tyre, është vlerësuar shumë në nivel global, me BBC-në dhe CNN që e kanë lavdëruar.

    Gjesti

    “E di që të thuash kështu mund të tingëllojë patetike për ata që mendojnë ndryshe, por për fat për shumicën dërrmuese të shqiptarëve kjo tingëllon e natyrshme”, thotë Rama ndër të tjera.

    Kryeministri sjell në vëmendje faktin që jemi i vetmi vend evropian që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore para luftës, sepse “për shqiptarët nuk kishte asgjë që të bënte më shumë çnderim sesa të largoheshin dhe t’i linin në duart e vdekjes”.

    “Ne jemi të diktuar nga historia jonë, kujtesa jonë dhe gjithashtu kodi ynë i parë i ligjeve, Kanuni (Kanuni) i Shqiptarëve: “Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e Vizitorit”, shton më tej Rama.

    Duke shkuar tek situata e afganëve, Rama kujton që Kanuni përmban një kapitull të gjatë mbi mikpritjen.

    “Thuhet se ai që nuk i hap derën Tjetrit në kërkim të ndihmës është i mallkuar përgjithmonë dhe do të jetojë i vetëm deri në vdekje, sepse nuk do të pranohet në asnjë vend apo ngjarje publike, përveçse në funeral”, vijon Rama deklaratën për HP-në.

    Ndërkaq, kryeministri nënvizon se dhe shqiptarët në të kaluarën kanë marrë shumë – jo shumë vite më parë, “kur ishim afganët që u shfaqëm në brigjet e Italisë”.

    “Falë mbi të gjitha italianëve”, vijon Rama, “ai makth i së kaluarës është histori, ndërsa sot shqiptarët kontribuojnë në Itali si qytetarë plotësisht të integruar dhe vendi amë gjithashtu përfiton shumë”.

    Dalja nga Ferri

    Në lidhje me pritjen, Rama e përshkruan daljen prej Kabul-it “si të hapësh dyert dalëse të Ferrit”.

    “Pas ditëve dhe netëve të fluturimeve të shpallura dhe të anuluara, më në fund kanë mbërritur të parët, pak më shumë se njëqind”, shpjegon Rama.

    Kryeministri tregon për HP-në se afganët e ardhur u vendosën në bregdetin e Durrësit, në ambientet e hotelit të vëna në dispozicion të tyre.

    “Ne vendosëm t’i akomodonim në objektet e hoteleve (siç bëmë me qytetarët tanë pas tërmetit) sepse donim që ata të merrnin frymë sa më shumë nga normaliteti dhe të mos i izolonin ata në kampet e refugjatëve që rrezikojnë të çnjerëzohen dhe të rrisin pakënaqësinë dhe ndarjet”, thekson kryeministri në lidhje me zgjedhjen e hoteleve.

    Sipas Ramës, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ndihmon ata në nevojë.

    Kryeministri rikujtoi mbërritjen e stafeve mjekësore shqiptare gjatë fazës më të vështirë të COVID-it në Itali, vitin e kaluar.

    “Siç u përpoqa të shpjegoj më herët, për ne ka të bëjë me identitetin tonë, kush jemi, por gjithashtu ka të bëjë me atë që duam të jemi”, thotë Rama më tej.

    Për kryeministrin, ne – referuar autoriteteve dhe popullit shqiptar – duhet të mendojmë për atë që duam t’u lëmë trashëgim brezave të ardhshëm në një botë ku historia jonë na ka mësuar se ka një kohë për të kërkuar ndihmë dhe një kohë për t’i dhënë asaj.

    “Si mund të harrojmë atë që bëri Italia për ne duke na shpëtuar në kohë të errëta dhe të dhimbshme, duke parë sesi Italia vetë u dogj nga dhimbja dhe nuk mund të merrte frymë nën presionin e jashtëzakonshëm të virusit?”, kujton Rama.

    Me bindje, kryeministri shton se me siguri, ata 30 mjekë dhe infermierë tanë nuk ishin aspak të mjaftueshëm për të shuar të gjitha shpërthimet që mbuluan Italinë, “por ne donim të ishim pranë jush, të ishim pjesë e përpjekjes suaj të madhe për të pasur sukses, dhe për të treguar solidaritetin dhe mirënjohjen tonë jo vetëm me fjalët”.

    COVID-19

    Sa i takon pandemisë dhe variantit të ri të COVID-19, Rama deklaron se Shqipëria është e pajisur mirë, veçanërisht nga pikëpamja psikologjike, sepse koha e tërbimit të virusit dhe tmerrit të befasisë është prapa nesh, edhe nëse duket se së shpejti do të festojmë fundin e këtij Armiku të egër të padukshëm.

    “Do të na japë akoma një kohë të vështirë dhe pa u kthyer në kundërmasat e egra të mëparshme, ne duhet të vazhdojmë me durim të luftojmë për të shpëtuar jetë dhe për të mbajtur infeksionin nën kontroll”, ravijëzon kryeministri.

    Rama shtoi se autoritetet shqiptare do të vazhdojnë të monitorojnë situatën përmes komitetit të ekspertëve të Shëndetit Publik.

    “Do të përpiqemi të jemi pragmatikë, duke marrë vendime bazuar në përvojën e grumbulluar dhe të dhënat shkencore në dispozicion”, garantoi Rama.

    Duke përdorur citatin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, “është ajo që është” – Rama shtoi se kudo do të ishte më mirë nëse virusi nuk do të përdorej për imazhin e politikanëve apo teknikëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!