×
  • Lajme
  • Lajme

    VOA: Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë të dielën në Kosovë

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 20:21

    Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Kosovë pritet të mbërrijë të dielën rreth orës 19 në Aeroportin e Prishtinës.


    Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për pak më shumë se 100 persona, që kanë punuar si kontraktorë të NATO-s, të cilët do të jenë së bashku me familjet e tyre.

    Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë informatë shtesë për vendstrehimin e tyre por kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2 mijë qytetarë afganë.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta Imigruese (SIV) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre”.

    Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një numër afganësh që kanë punuar me forcat amerikane, të cilët ndjehen të frikësuar nga hakmarrja e talebanëve, që morën nën kontroll vendin pas tërheqjes së trupave të huaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!