Dy anëtarë të “profilit të lartë” të ISIS -it u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm me dron nga SHBA’ja në Afganistan, bëri me dije Pentagoni të shtunën.
Ky parashikohet të jetë një hap hakmarrës pas sulmit terrorist që vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe të paktën 170 të tjerë jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.
gjeneralmajori Hank Taylor, zëvendës drejtor i Shtabit të Përbashkët për Operacionet Rajonale, në një konferencë shtypi të shtunën.
“Pa specifikuar ndonjë plan të radhës, dua të them se ne do të vazhdojmë të riaftësohemi që ta mbrojmë vetën dhe të shfrytëzojnë operacione anti-terroriste, në bazë të nevojës”, ka deklaruar ai.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se të gjitha objektivat u goditën në një sulm të vetëm dhe se ata ishin “planifikues të ISIS’it”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.