Sulmuesi Mario Balotelli, i cili aktivizohet në Turqi me skuadrën e Adana Demirspor ka shkaktuar tollovi në ndeshjen e fundit, shkruan Insporti.
Klubi i tij, Adana Demirspor ishin të etur për të siguruar fitoren e tyre të parë të sezonit dhe me rezultatin ende 0-0 pas 56 minutave, menaxheri Samet Aybaba vendosi të ndryshojë gjërat.
Ai e largoi nga loja Balotellin, i cili ende nuk ka shënuar këtë sezon, dhe italiani nuk ishte aspak i lumtur me zëvendësimin.
Nga stoli Super Mario tregoi gjithë zhgënjimin e tij, duke sharë dhe madje duke goditur shokun e skuadrës ulur pranë tij.
Në këtë pjesë të parë të aventurës së tij në Turqi, marrëdhënia e Balotellit me trajnerin Samet Aybaba sigurisht që nuk është më e mira (gjatë javës trajneri gjithashtu e kritikoi atë publikisht). Dhe ky reagim është vetëm konfirmim i telasheve që po vijnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.