×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi fiton minimalisht ndaj Betisit

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 0:01

    Real Madridi i është rikthyer fitoreve pas barazimit 3:3 ndaj Levantes javën e kaluar.


    “Los Blancos” triumfuan minimalisht 0:1 ndaj Real Betisit në ndeshjen e zhvilluar në “Estadio Benito Villamarín”.

    Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 61-të të ndeshjes.

    Ishte Dani Carvajal i cili me një vollej goditje realizoi në portën vendase dhe i dha ekipit të Ancelottit një fitore tjetër.

    Me këtë triumf, Real Madridi merr primatin në tabelë me shtatë pikë pas tri ndeshjeve.

    Në anën tjetër, Betis bie në vendin e 14-të me dy pikë të grumbulluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!