×
  • Lajme
  • Lajme

    ​267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 8:19

    Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.


    Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

    “Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883. Në total numri i rasteve aktive është 25.797, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!