×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri më 6 shtator pritet të arrijnë 650 mijë vaksina në Kosovë

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 8:27

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se pritet ardhja e 650 mijë vaksinave në vend, deri më datën 6 shtator.


    Kështu njoftoi Kurti gjatë mbajtjes së mbledhjes së qeverisë, me ç’rast u shtrenguan masat kundër koronavirusit, për shkak të përkeqësimit të situatës.

    “Deri me 6 shtator presim që të arrijnë edhe 650 mijë vaksina. Kemi rritur kapacitetet, ndërsa po shohim që edhe interesimi i qytetarëve për vaksinim po shtohet. Dhe kjo na jep shpresë që krahas respektimit të masave do të mund t’ia dalim së bashku ta fitojmë këtë betejë, e gradualisht edhe luftën kundër pandemisë COVID-19”, ka njoftuar Kurti.

    Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, në rast se paraqitet nevoja.

    Situata në vendin tonë me koronavirusin është shumë e rëndë, në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 18 persona, ndërsa rreth 2 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Siptalet janë stërmbushur me pacientë që po trajtohen nga ky virus, ndërsa bëhet fjalë për mbi 25 mijë raste aktive në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!