Ylli argjentinas, Lionel Messi pritet të debutojë sot (e diel) me Paris Saint-Germain në ndeshjen e vlefshme për Ligue 1.
Messi u transferua para disa javësh te PSG si lojtar i lirë, pasi e kishte të pamundur të rinovonte kontratën me Barcelonën shkaku i problemeve financiare dhe rregullave të vendosura nga La Liga.
Megjithatë, fillimi i vonshëm i stërvitjeve shkaku i pushimeve të zgjatura verore, kanë bërë që sulmuesi argjentinas të mos jetë gati për debutim.
Por, pritjes si duket i ka ardhur tashmë fundi dhe tifozët shumë shpejt pritet ta shohin Messin në fushë me fanellën e PSG-së.
Sot (e diel), Lyoni luan në udhëtim te Reims në kuadër të javës së katërt në Ligue 1 dhe kjo ndeshja pritet ta sjell debutimin e Messit.
Sipas mediave francez dhe më gjerë, trajneri Mauricio Pochettino do t’ia jap minutat e parë Messit në këtë përballje.
Messi nuk pritet ta nis ndeshjen si titullar, por në pjesën e dytë mund të luaj 20-30 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.