×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbërrijnë në Shqipëri edhe 2 avionë të tjerë me 182 afganë

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 9:57

    Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.


    Në Shqipëri kanë mbërritur dhe dy grupe të tjera me afganë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, ndërsa në orët e para të mëngjesit mbërriti grupi i pestë me 28 persona.

    108 afganë janë vendosur në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ndërsa 28 personat që mbërritën mëngjesin e sotëm janë akomoduar në Tiranë. Ata u pritën nga zvministrja e Jashtme, Megi Fino.

    182 personat e mbërritur ditën e sotme e çojnë në 417 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani. Ditën e djeshme mbërritën 154 qytetarë afganë, 95 nga Kabuli në orën 22.45, dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate. Në pritje të tyre, dje doli kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4 mije afgane, të cilët janë të rrezikuar nga regjimi i talebanëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!