×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi si dosti i tij Rama, ndërron stilin: Tani del me kravatë e patika

    Reporteri
    06 Qershor 2019 | 12:08

    Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në këto momente po flet para gazetarëve në Aeroportin e Prishtinës, pak para nisjes për vizitë jashtë vendit.


    Ai do të udhëtojë drejt Sllovakisë, në të cilin vend do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandar Vucic, shkruan Reporteri.net.

    Thaçi ka thënë se Sllovakia është vend që përkrah Kosovën drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtarë me Serbinë.

    Mirëpo, kësaj radhe në sy ka rënë edhe veshja e presidentit. Ai për herë të parë është parë me kravatë dhe patika, siç bënte dikur miku i tij, kryeministri Edi Rama.

    Thaçi është parë me herët me xhinse dhe patika, mirëpo është hera e parë që ai paraqitet me veshje solemne të kombinuara me patika./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!