×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kanabis në stan dhe në banesë, arrestohet 63 vjeçari në Vlorë

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 16:03

    Policia e Vlorës, ka arrestuar ditën e sotme dy persona.


    Blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar në flagrancë, shtetasin S. B., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në stanin e tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar kannabis sativa.

    Po ashtu policia ka arrestuar edhe shtetasin e shpallur në kërkim M. S., 37 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

    “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. S., 37 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.-njofton policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!