×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Covid-19 në Shqipëri: Dy të vdekur dhe mbi 700 raste të reja

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 17:54

    Vijon të mbetet i lartë numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 768 raste të reja nga 5460 testime testime të kryera.


    Fatkeqësisht dy qytetarë e kanë humbur betejën me virusin në orët e fundit. Viktimat janë 69-vjeçar nga Durrësi dhe një 72-vjeçar nga Pogradeci. Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Sipas të dhënave të ministrisë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë.

    Përditësimi i plotë:

    Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

    Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

    Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

    Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

    Janë kryer 5460 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 768 qytetarë, në këto bashki:

    219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

    Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

    Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 dy qytetarë: një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

    Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë.

    Statistika (29 Gusht 2021)

    Raste të reja ditore 768

    Të shëruar në 24 orë 402

    Të shtruar në spitale 96

    Humbje jete në 24 orë 2

    Testime ditore 5460

    Testime totale 1,035,592

    Raste pozitive 144,847

    Raste të shëruara 133,125

    Raste Aktive 9230

    Humbje jete 2,492

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 3281

    Shkodër 1652

    Vlorë 857

    Fier 696

    Durrës 714

    Lezhë 498

    Elbasan 440

    Berat 317

    Gjirokastër 260

    Korçë 229

    Kukës 147

    Dibër 139

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!