×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Do ta gjashtëfishojmë numrin e inspektorëve për të zbatuar masat e reja anti-COVID

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 19:13

    Kryeministri Albin Kurti në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se do të shtojnë numrin e inspektorëve për të zbatuar masat e reja anti-COVID.


    “Nga 17 inspektorë do t’i shtojmë edhe 85 inspektorë, nga 17 sa i kemi vetëm 11 janë aktiv se gjashtë janë të sëmurë, lista publikohet nesër, dhe gjatë javës fillojnë punën. Prandaj, për t’i zbatuar masat me sukses, për ta pasur shtetin në nivel të detyrës sa i përket mbikëqyrjes do ta gjashtëfishojmë numrin e inspektorëve. Orari i punës së pjesëtarëve të policisë me vendim të ministrit Xhelal Sveçla bëhen me ndërrime 12-orëshe nga 8 sa ishte. Do të ketë zbatim të pakompromis të masave”, tha ai, shkruan Reporteri.net.

    “Do të ketë zbatim të pakompromis të masave, inspektorët dhe policia hyjnë në fazë të re. Ne do të themelojmë Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!