×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia: Aktualisht kemi mbi 38 mijë vaksina Pfizer dhe mbi 132 mijë të asaj Astra Zeneca

    Reporteri
    29 Gusht 2021 | 20:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se vaksina janë aktualisht në stoqet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës dhe nëpër komuna.


    Ai ka thënë se 38 mijë e 610 vaksina të Pfizer janë në IKSHP, dhe mbi 10 deri 15 mijë janë në komunat përkatëse për dozën e dytë, shkruan Reporteri.net.

    Kurse të Astra Zenecas, ministry Vitia ka thënë se për momentin në IKSHPK janë 132 mijë e 438 vaksina, duke llogaritur edhe 5 mijë vaksina nëpër komuna.

    Ai tha se nesër presin të vijnë edhe 55 mijë doza për javën që po hyjmë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!