Një 29-vjeçar ka vdekur pasi që dyshohet se ka rënë në një greminë në bjeshkët e Prevallës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prizrenit, ku bën të ditur se i riu kishte dalë për të mbledhur boronica bashkë me vëllain e tij.
“Sot, me date 29.08.2021, rreth ores 15:00, policia ne Prizren ka pranuar një informacion se në bjeshkët e Prevalles, përderisa dy vëllezër nga fshati Brod i Komunës së Shtërpcës kane qene duke mbledhur boronica, njeri nga ata ka rrëshqitur duke rënë në një greminë disa metra të thellë. Si pasojë e rrëshqitjes i njëjti nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve dhe rreth orës 16:40 njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.
“Viktima është i lindur në vitin 1992. Njësitë e nënstacionit policor në Sredske kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet janë duke i zhvilluar hetimet rajonale të policisë në Prizren. Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.