Duket se Koreja e Veriut ka rifilluar operacionet në një reaktor bërthamor, që besohet se prodhon plutonium, substancë që përdoret për krijimin e armëve bërthamore. Lajmi u bë me dije nga Agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara.
“Që nga fillimi i korrikut, 2021, ka pasur indikacione, përfshirë shkarkimin e ujit ftohës, që tregojnë për funksionimin e reaktorit në Jongbjon,” tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, e cila shtoi se kjo është shenja e parë e aktivitetit operacional prej dhjetorit të vitit 2018.
Koreja e Veriut ka kryer provën e fundit bërthamore në vitin 2017, por ka vazhduar me disa teste raketore.
Jongbjon është në zemër të programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe prej kohësh monitorohet nga ekspertët që përpiqen të vlerësojnë se sa armë është në gjendje të krijojë regjimi verikorean.
Më herët, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij ka probleme dhe mungesa në furnizimin me ushqime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.