×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh publikon videon se si duken mushkëritë e personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 16:30

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një video, përmes së cilës pulmologu Shpëtim Thaçi tregon në detaje dallimin në mes mushkërive të pacientëve të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar.


    Përmes kësaj video, Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të vaksinohen, duke thënë se vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojnë veten, familjen dhe vendin.

    “Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në publikimin e MSH-së.

    Kurse në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 20 raste të vdekjes dhe 932 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!