×
  • Lajme
  • Lajme

    Burim Karameta i Listës Guxo: Kërkohet vaksinim masiv, por vaksina nuk ka

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 18:19

    Deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta, ka adresuar kritika në drejtim të ministrit Arben Vitia dhe Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me procesin e vaksinimit në vend.


    Ai ka thënë se ka dallim të madh mes ministrit Vitia në Qeverinë Kurti 1 dhe tani në qeverinë aktuale.

    “Arben Vitia i Qeverisë Kurti 1 dallon nga Vitia i Qeverisë Kurti 2”, ka thënë Karamenta në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se në Kosovë ka mungesë të vaksinave anti-COVID, dhe sipas tij kjo nuk do të duhej të ndodhte.

    “Transparenca nuk ka qenë, ne kemi kërkuar informata që ne duhet të punojmë edhe të shtunën e të dielën në proces të vaksinimit, për shkak se qytetarët me tevpr se 2 ore kanë pasur raste kur kanë pritur për me marrë vaksinën. Si deputet nuk kam informata edhe sa vaksina i kemi në stok, kërkohet vaksinim masiv, por vaksina nuk ka. Si mund të ndodhë një gjë e tillë, edhe COVAX dëshiron të ndihmojë edhe në qeverinë e kaluar me kërkesë të deputetëve të VV-së janë ndarë 2 milionë euro për blerjen e vaksinave, pse nuk po blihen vaksinat, nuk e kam këtë informatë. Derisa disa shtete të rajonit kanë edhe rezervë, ne nuk është dashur të kemi mungesë”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!