Rastet e vjedhjeve në Kosovë janë një shqetësim jo i vogël për qytetarët.
Shtëpi e banesa thuajse çdo ditë janë pre e hajnave. Këtë të premte pre e hajnave ishte edhe një banor i Prishtinës.
Ai ka publikuar një video të një personi i cili pretendon se ia ka vjedhur biçikletën para derës së banesës, në sheshin “Edit Durham”, në qendër të Prishtinës.
Ky qytetar thotë se e ka lajmëruar rastin në polici po atë ditë kur ka ndodhur vjedhja, por kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar të dyshuarin.
“Përshëndetje, ky person i cili të premten me 27 gusht, në ora 13 më ka vjedhje biçikletën profesionale në sheshin ‘Edit Durham’, në qendër të Prishtinës. Nëse po, mundësisht me njoftoni te Shkëlqim Krasniqi, 049 903 987. Rasti është i raportuar ditën e njëjtë në polici”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.