×
  • Lajme
  • Botë

    Kundërkandidati social-demokrat e mund në debat “pasuesin” e Angela Merkelit

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 20:13

    Kandidati konservator që synon të pasojë Angela Merkel dështoi t’i jepte hov fushatës në debatin televiziv të mbajtur mbrëmjen e së dielës me dy rivalët e tij.


    Sipas një sondazhi të grupit “Forsa”, Armin Laschet humbi terren përballë kandidatit social-demokrat Olaf Scholz dhe kandidates së të Gjelbërve, Annalena Baerbock.

    Sondazhi i dha fitoren Scholz me 36% të mbështetjes, Baerbock me 30% dhe Laschet me 25. Ndërkohë, nga partitë kryeson SPD me 23%, CDU me 22.7% dhe të Gjelbrit me 17.6.about:blank

    Armin Laschet Laschet, aktualisht kryeministër i landit Rehni Verior Vestfalia, ka marrë një goditje të fortë pas përmbytjeve fatale që përfshinë perëndimin e Gjermanisë në mes të korrikut.

    I filmuar teksa qeshte në shoqërinë e disa zyrtarëve të tjerë teksa presidenti i Gjermanisë mbante një fjalim në nder të viktimave, ai nuk ka mundur ta ndryshojë trendin e rënies së popullaritetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!