×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjeti 12 mijë euro në shtëpinë e djalit të Currit, 21 vjeçari u arrestua për fajde e drogë

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 20:38

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot Amir Osmanin, djalin e Ismet Osmanit i njohur si Curri, si të dyshuar për rrëmbim, fajde dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge, raporton Gazeta Online Reporteri.net.


    Ai dyshohet se ka kidnapuar një person dhe fajde e trafikim me drogë.

    Gazeta Online “Reporteri.net” raportoi pak më parë se personi i arrestuar sot në Prishtinë është Armir Osmani, djali i Ismet Osmanit i njohur si Curri. 

    Ky i fundit përveç se biznesmen i njohur njihet edhe si familjar si i presidentes, Vjosa Osmani, por që raportohej për afërsi me ish-krerët e PDK-së.

    Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka gjetur para të gatshme mbi 12 mijë euro të cilat dyshohet se janë përfituar me anë të veprës penale si dhe substancë narkotike të llojit kokainë.

    Arrestimi është bërë rreth orës 10:00 në lagjen Pejton në Prishtinë.

    21-vjeçari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!