×
  • Lajme
  • Lajme

    Admirali i NATO’s falënderon Kosovën për strehimin e refugjatëve afganë, njofton Presidentja

    Reporteri
    30 Gusht 2021 | 23:57

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Robert P. Burke.


    Admirali Burke shprehu mirënjohje dhe falënderim për gatishmërinë e Kosovës për t`i strehuar qytetarët nga Afganistani.

    Ndërkaq Presidentja Osmani ka theksuar se duke e njohur dhimbjen e popullit afgan, Kosova ka hapur dyert dhe zemrat.

    “Ky akt nga institucionet e Kosovës është shembull që tregon se cilët janë aleatët e vërtetë të NATO -s në rajon. Synim i joni është që edhe Kosova të bëhet anëtare e kësaj aleance ushtarake në një të ardhme”, ka potencuar Presidentja Osmani.

    Sipas saj, populli i Kosovës 22-vjet më parë u ndihmua nga NATO-ja dhe në këtë kontekst përmendi përparimin domethënës të shtetit për stabilitet dhe paqe në rajon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!