×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritën temperaturat, nesër sërish reshje shiu

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 7:06

    Të martën më ngrohtë e kryesisht me diell. Ditën e mërkurë, më ftohtë e priten edhe reshje lokale shiu, parashikon “Prishtina Weather”.


    31.08.2021 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10C deri 29C, e në vise malore nga 8C deri 20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s. Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

    1.09.2021 – Më ftohtë, me vransira të ndryshueshme. Pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 12C deri 24C, e në vise malore 9C deri 15C. Era do të fryjë mesatare nga verilindja 4-12m/s. Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!