Dasmat dhe funeralet janë burimi kryesor i rasteve të rritjeve me Covid 19 në Shkodër. Kështu është shprehur Xheni Halili, Drejtoresha e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër.
Halili thotë se mungesa e respektimit të masave ka çuar deri në rritjen e rasteve. Ajo gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve të vaksinohen.
“Kjo situatë vjen sepse masat që janë vendosur nuk janë zbatuar sa duhet. Një ndër vatrat kryesore janë dasmat dhe funeralet. Ne i bëjmë thirrje cdo qytetari që të respektojë masat,” thotë ajo.
Halili u shpreh se ka vaksina të mjaftueshme për gjithë qytetarët dhe mjafton që të paraqiten pran qëndrave shëndetësore.
“Ne kemi vaksina mjaftueshëm nga Thethi në Velipojë që secili që dëshiron të vaksinohet të shkojë dhe ta marrë,” tha Halili.
Xheni Halili komentet i bëri gjatë ceremonisë së dhurimit të një autoambulancë për zonën e Velipojës. Ndërsa shtoi se tashmë edhe një e tillë është funksionale edhe në zonën turistike të Thethit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.