×
  • Lajme
  • Botë

    “Jam më i fortë se virusi”, vdes nga Covid-19 polici që ishte kundër vaksinimit

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 11:47

    Një polic 58 vjeç në Itali, i cili ishte kundër vaksinimit, ka ndërruar jetë në spital pas infektimit me Covid-19.


    Mediat italiane raportojnë se Candido Avezzù, vdiq më 29 gusht në spitalin Jesolo për shkak të komplikimeve që iu shfaqën pas infektimit me Covid-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus më 28 korrik dhe gjendja e tij u përkeqësua më 10 gusht, ku u transferua në terapi intensive.

    Në mediat sociale Avezzù tregoi atë që po ndodhte me të. Më 28 korrik, duke u vendosur në spitalin Jesolo, ai shkroi në Facebook: “Nuk është një vend për të kaluar pushimet, shpresoj të shkoj në shtëpi këtë mëngjes”.

    Një postim tjetër dhe përfundimtar u shfaq më 10 gusht. “Po hyj në terapi intensive”.

    Në një intervistë për “Corriere della Sera”, bashkëshortja e policit shpjegoi idetë e burrit të saj mbi Covid dhe vaksinën. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!