×
  • Lajme
  • Lajme

    Policët do të kompensohen për orët shtesë të punës

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 12:43

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur për masat e reja të Qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.


    Ai ka thënë se do të ketë masa ndëshkuese ndaj të gjithë qytetarëve që nuk respektojnë masat me përpikmëri.

    Ministri ka folur edhe për zgjatjen e orarit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga ai 8-orësh në ndërrime 12-orëshe.

    “Ne kemi kërkuar angazhim maksimal nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe natyrisht kjo do të kompensohet”, ka thënë Sveçla.

    Kujtojmë se nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi edhe kufizimi i qarkullimit të qytetarëve, ku nga ora 22:00 deri në ora 05:00, qytetarët nuk mund të lëvizin pa leje të veçanta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!