×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Masat e reja anti-Covid: Kush do lejohet në aeroport

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 13:02

    Pas mbledhjes ditën e djeshme të Komitetit Teknik të Ekspëertëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka publikuar të gjitha masat që duhet të merren nga qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë me avion.


    TIA njofton se nga data 6 korrik të gjithë personat që do të hyjnë në Shqipëri duhet të kenë pasaportë vaksinimi, një test negativ të 72 orëve të fundit ose duhet të provojnë se e kanë kaluar Covid-19 në 6 muajt e fundit.

    Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

    Brenda aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre.

    Më tej, TIA thekson se të gjithë pasagjerët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurisë së shëndetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!