×
  • Lajme
  • Botë

    Britania “harron” ushtarin e saj në Afganistan, ai merr 400 afganë dhe provon të ikë

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 14:19

    Një ish ushtarak britanik pritet të ikë nga Afganistani me qindra afganë – përfshirë stafin e tij – duke udhëtuar përmes tokës që tashmë kontrollohet nga talebanët.


    Ben Slater raportohet se po planifikon të largohet nga ky vend pasi nuk mori vizat e nevojshme për evakuim nga ajri.

    37 vjeçari, që punonte si truproje e ambasadorëve britanikë, i tha the Telegraph-it se ndihej “tepër i zhgënjyer” nga qeveria.

    Mijëra britanikë dhe aleatë afganë janë evakuuar nga Afganistani që prejse ky vend ra nën regjimin taleban në fillim të këtij muaji.

    Anëtarët e fundit të ushtrisë britanike lanë aeroportin e Kabullit të dielen në mbrëmje, duke i dhënë fund evakuimit më të madh prej Luftës së Dytë Botërore.

    Z. Slater, që punonte edhe për Policinë Ushtarake Mbretërore, raportohet se ka mbështetur dhjetra evakuime në programin e transportit ajrot të vendit të tij.

    Ai iu kërkoi zyrtarëve të organizonte evakuimin i vetëm por nuk mori vizat.

    Tash, trimi Slater ka nisur operacionin e tij për t’u larguar nga Afganistani përmes tokës me 400 afganë, që janë kryesisht gra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!