×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia kthen Asociacionin e Komunave në Komitetin kundër COVID-19

    Reporteri
    31 Gusht 2021 | 19:25

    Qeveria e Kosovës e ka kthyer Asociacionin e Komunave të Kosovës në Komitetin Anti-COVID si përfaqësues të pushtetit lokal në vend.


    Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka kthyer Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) në Komitetin Anti-Covid19 si përfaqësues i pushtetit lokal në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

    Përndryshe sot Qeveria e Kosovës ka thirrë në një takim Kryetarët e Komunave të Kosovës për t’u koordinuar lidhur me angazhimet e përbashkëta në betejën kundër pandemisë Covid19.

    “Poashtu dje Qeveria e Kosovës nuk e ka përshirë Asociacionin e Komunave të Kosovës në Komitetin Anti-Covid19 që koordinon veprimet ndërinstitucionale për luftimin e pandemisë Covid19”, thuhet në komunikatë.

    “Si shkas nga kjo mospërfshirje të AKK-së në këtë Komitet si përfaqësuese e pushtetit lokal në Kosovë, Bordi i AKK-së ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të Qeverisë”, thuhet tutje aty.

    Sipas njoftimit të Qeverisë sot pasdite, Asociacioni i Komunave të Kosovës nga nesër do të jetë i përfshirë në këtë Komitet për të dhënë kontributin dhe koordinimin me Komunat në betejën kundër pandemisë Covid19.

    Pas këtij vendimi AKK zotohet që do të vazhdoj të jap kontributin e vetë si deri më tani që nga marsi i vitit 2020 në aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale në angazhime kundër kësaj pandemie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!