Gjendja me Covid-19 është përkeqësuar ditëve të fundit në Kosovë.


Vetëm për një javë, nga e martja e kaluar e deri më sot janë shënuar 161 raste të vdekjes, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Më shqetësuese është edhe numri i viktimave në moshë të re, ku vetëm sot kanë humbur jetën, një grua shtatëzënë dhe një biznesmen i ri nga Skënderaj.

Reklamë

Këtë javë është shënuar edhe rekordi i zi, ku brenda 24 orëve humbën jetën 36 njerëz, derisa, gjatë ditës së sotme janë shënuar mbi 1300 raste pozitive me Covid-19.

Po ashtu bëhet e ditur se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë gjithsej 825.745 doza të vaksinës anti-COVID në të gjitha qytetet e Kosovës./Reporteri.net/