Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një publikim në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’ ka thënë se vendimi për tërheqje nga Afganistani nuk ndërlidhet vetëm më Afganistanin.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se një vendim i tillë është rreth dhënies fund të epokës së operacioneve ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera.
“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Ka të bëjë me përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera”, ka thënë Joe Biden.
This decision about Afghanistan is not just about Afghanistan. It’s about ending an era of major military operations to remake other countries.
— Joe Biden (@JoeBiden) September 1, 2021
Tërheqja amerikane nga Afganistani kishte ardhur pas plot dy dekadash përpjekje për bërjen e Afganistanit shtet. Shumëkush e ka kritikuar si vendim, disa e kanë quajtur si dështim, megjithatë duket që Biden nuk e ka ndërmend të zmbrapset.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prani ushtarake në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Republikën e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.