×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje biblike nga Afganistani: Turmë e madhe e njerëzve në shkretëtirë bëjnë ç’të munden për t’u shpëtuar talebanëve

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 12:08

    Pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani, pamjet e mëposhtme tregojnë shkallën epike të eksodit të afganëve që largohen nga vendi i tyre në drejtim të perëndimit.


    Skenat janë thuajse biblike. Janë me dhjetëra afganë që përshkojnë kilometra në shkretëtirë për t’u vendosur në Pakistan e Iran. Ata shpresojnë që të largohen për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.

    Këto pamjë vijnë në kohën kur talebanët janë në fazat e përfundimtare të krijimit të qeverisë së re.

    “Qeveria do të marrë formë në ditët në vijim“, tha Anas Haqqani, një udhëheqës i lartë taleban.

    Ndërkohë Kombet e Bashkuara u bënë thirrje talebanëve të lejojnë largimet e personave që duan të ikin nga Afganistani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!