×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia ia publikon fotografinë të dyshuarit për bixhoz nga Kamenica: Nuk erdhi asnjëherë për intervistim

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 21:28

    Policia e Kosovës ka njoftuar se Fehmija Kastrati, i cili po dyshohet për veprën penale “Organizim i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të paligjshëm”, nuk është paraqitur në Polici për intervistim.


    Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, ndërsa thotë se i F.K nuk është përgjigjur asnjëherë ftesave për intervistim.

    Komunikata e plotë e PK-së:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Me anë të kësaj shkrese kërkojmë ,pas sigurimit të informatave në lidhje me të dyshuarin: Femija
    Kastrati i lindur më 04.02.1966 në Petroc Ke Kamenicës, me nrp. 1173374760 dhe
    nr.leternj.ID1616075 të lëshuar më 19.05.2020 me vlefshmëri deri më 18.05.2030.

    Personi Fehmija Kastrati është i dyshuar në lidhje me rastin me nr.2020-KE-104 për veprën penale

    “Organizim i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të pa ligjshëm edhe përkundër ftesave të dërguara nga NJHRKEK Gjilan për intervistim i njëjti nuk është përgjigjur asnjëher ,andaj:

    Kërkojmë nga Prokurori i shtetit që të lejoj Publikimin përmes mediave të shkruara dhe elektronike të fotografis të personit të dyshuar dhe gjeneralive të tij si në vijim:

    Emri: Femija
    Mbiemri: Kastrati
    Nofka: ////
    Emri i Babait: Abdi
    Dt.Lindjes: 04.02.1966
    Vëndëlindja : Fshati Petroc K.e Kamenicës
    Vendëbanimi : Fshati Petroc Ke Kamenicës
    Gjinia: M
    Konstrukti fizik: Mesatar
    Ngjyra e flokëve: e Zezë
    Ngjyra e Syve: Kafe
    Nr.personal: 1173374760

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!