×
  • Lajme
  • Botë

    Shkencëtarët e Brazilit mund të kenë gjetur kurën e Covid që ndodhet tek ky gjarpër

    Reporteri
    02 Shtator 2021 | 22:37

    Shkencëtarët në Brazil mund të kenë zbuluar kurën e sëmundjes së koronavirusit. Duket e çuditshme por sipas tyre, helmi i llojit të gjaprit ishte në gjendje të luftonte virusin në mënyrën më efektive.


    Studimi i kryer nga shkencëtarët ka zbuluar se molekula e pranishme tek lloji i gjarprit të njohur si Jararacussu ishte në gjendje të parandalonte aftësinë e virusit për tu shumuar në qeliza. Eksperimenti u krye tek një majmun dhe rezultaten treguan efikasitet me 78%. Kjo do të thotë se mund të krijohet së shpejti një ilaç me helmin e gjarprit që mund të ndihmojë të prekurit me Covid.

    Studimi është botuar në revistën Molecules, ku një nga autorët e studimit nga Universiteti i Sao Paulos tha se helmi i gjarprit ishte në gjendje të vriste një proteinë shumë të rëndësishme e cila shkakton sëmundjen dhe ndihmon virusin të shumohet në qeliza.

    “Ne ishim në gjendje të tregonim se ky përbërës i helmit të gjarprit ishte në gjendje të frenonte një proteinë shumë të rëndësishme nga virusi,” ka thënë Rafael Guido, i cituar nga Reuters.

    Por çfarë është kjo molekulë e helmit të gjarprit?

    Molekula përbëhet nga një zinxhir aminoacidesh (peptidi). Ky zinxhir është në gjendje të lidhet me enzimën e koronavirusit të quajtur PLPro. Kjo enzimë është kryesisht përgjegjëse për riprodhimin e virusit. Peptidi pengoi enzimën pa shkaktuar dëm në qelizat e tjera.

    Peptidi i helmit tashmë dihet se posedon disa cilësi antibakteriale. Sipas Guido, peptidi mund të manipulohet dhe sintetizohet në mjediset laboratorike.

    Çfarë do të thotë kjo?

    Shkencëtarët nuk do duhet të vrapojnë pas gjarpërinjve helmues që të mund të prodhojnë helmin. Por ata mund të prodhojnë helmin në laboratorë.

    Por kujdes! Në asnjë rrethanë nuk duhet të tentoni vetë të merrni helmin nga gjarpri. Në fakt, vetë helmi nuk bën asgjë për të luftuar Covid-19, por është një nga molekulat e tij që bën bllokimin e virusit. Hapi tjetër për shkencëtarët është vlerësimi se si funksionojnë doza të ndryshme të molekulës vrasëse të Covid.

    Qëllimi është të vlerësohet nëse molekula mund të parandalojë që virusi të hyjë në qelizat njerëzore, gjë që në thelb do të thotë që molekula helmuese nuk do të funksiononte si një trajtim pas infeksionit, por mund të përdoret për të parandaluar infeksionin.

    A do ta testojnë shkencëtarët substancën tek qelizat njerëzore?

    Përgjigja është po, por ende nuk ka një afat kohor të qartë.

    Brazili është shumë i famshëm për shumëllojshmërinë e gjarpërinjve të rrezikshëm – jararacussu është një prej tyre, me madhësi deri në 2 metra Është një nga gjarpërinjtë më të mëdhenj në Amerikën e Jugut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!