×
  • Lajme
  • Lajme

    26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste të reja me coronavirus

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 14:58

    26 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 448 raste të reja pozitive.


    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.421 qytetarë.

    Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

    Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

    03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

    Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.

    Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!