×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vodhi ilaçet e të sëmurëve me Covid e kancer, merret vendimi për infermierin shqiptar

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 15:39

    Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për infermierin e Spitalit Korçë, Nikolin Ciko, i cili disa ditë më parë u vu në pranga pasi grabiti ilaçet e të sëmurve me covid në farmacinë e spitalit juglindor.


    Trupi gjykues ka dhënë sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për infermierin.

    Ai akuzohet si autor i dy grabitjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit rajonal të Korçës në datën 8.03.2021 dhe 30.08.2021.

    Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi vjedhjen, duke shprehur se ua shiste pacientëve të sëmurë që ai trajtonte ilaçt e grabitura, pasi donte të shlyente borxhet e shumta dhe kredinë.

    Ciko grabiti një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 10 milionë lekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!