Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nga data 13 shtator të punësuarit në administratën shtetërore nuk mund të punojnë pa u vaksinuar.
Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.
Vitia ka thënë se nëse nuk e kanë dëshminë evaksinimit ata mund të shkojnë në punë me tetsin PCR jo më të vjetër se 72 orë.
“Përveç vaksinimit që nuk ka alternativ, ne si qeveri kemi marr dhe disa masa te tjera, çdo here duket u bazuar dhe pasur parasysh shëndetin e qytetarëve. Të gjithë punëtorët qe paraqiten duhet te keni, certifikatën e vaksininimit, testin serologjik jo me të vjetër se 30 dite, q♪7 dëshmon se ka kaluar kovidin dhe ka antitrupa”, tha ministri Vitia.
Kujtojmë që Kosova po vazhdon të përballet me një valë të egër të pandemisë së coronavirusit.
Varianti Delta i këtij virusi po del të jetë tepër vdekjeprurës për qytetarët e vendit tonë.
Dyqind e dy qytetarë të Kosovës kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 për vetëm dhejtë ditë në Kosovës.
Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e para për numrin e madh të infektimeve dhe të vdekjeve nga ky virus, shkruan Reporteri.net.
Edhe numri i rasteve aktive me këtë virus është I lartë. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik aktualisht në Kosovë janë 26 mijë e 525 raste active.
Vetëm në 24 orët e fundit sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, janë shënuar 26 vdekje.
Po ashtu më 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri tani në Kosovë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës kurse 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.