×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid po merr dhjetëra jetë në ditë, kurse në Aeroportin e Prishtinës vazhdon mosrespektimi i masave

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 19:02

    Pavarësisht rritjes enorme të rasteve me Covid019 dhe numrit të lartë të vdekjeve në Kosovë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari’, vazhdojnë tollovitë.


    Grumbullimet e shumë njerëzve janë të ndaluara nga Qeveria e Kosovës e sidomos në hapësira të mbyllura.

    Një lexues i Gazetës Online “Reporteri.net” ka dërguar një video në të cilën shihet numër i madh i qytetarëve të grumbulluar që është në kundërshtim me çdo rregull anti-Covid.

    Kujtojmë që vetëm në dhjetë ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur 202 qytetarë si pasojë e infektimit me këtë virus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!