×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E reja u rrëzua nga anija dhe gjeti vdekjen, ky është kapiteni “Jack Sparrow” i arrestuar në Vlorë

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 20:42

    Një vajzë 25-vjeçare humbi jetën paraditen e sotme në Vlorë pasi u rrëzua nga një anije turistike.


    Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar punonjësi i anijes ku ndodhi aksidenti fatal që i kushtoi jetën të resë.

    ABC, raporton se i arrestuari quhet Aleksandër Golemaj 47-vjeç. Sipas policisë i arrestuari nuk duhej të lejonte prezencën e 25-vjeçares në kuvertën e anije në një moment që ishte e ankoruar.

    Raportohet se ka dyshime që e reja të ketë qenë e dehur në momentin që është rrëzuar nga anija turistike megjithatë hetimet vijojnë.

    Ngjarja ka ndodhur në mëngjes ku 25-vjeçarja e ndjerë është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës por nuk ka mundur të mbijetojë.

    Në foto e publikuar në rrjetet sociale shihet se i arrestuari ishte i fiksuar pas kapitenit Jack Sparrow i cili është personazhi kryesor i serialit Pirates of the Caribbean.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!