Ai po udhëtonte me makinë me pesë kilogramë hashash dhe në një kasolle fshehu 55 kg të tjera. Për këtë arsye një 40-vjeçar shqiptar, u arrestua për shpërndarje droge nga policia e Arezzo-s në Itali.
Sipas mediave italiane, mbrëmë rreth orës 21:00 policia ndoqi një makinë, me 40-vjeçarin shqiptar në timon, në periferi të Arezzo në via Calamandrei nga e cila, pas një tentative arratisje u hodh një kuti kartoni.
Pasi ndaloi automjetin, policia gjeti kutinë dhe zbuloi se ajo përmbante 50 qese hashash prej 100 gramë secila.
Pas hetimeve të mëtejshme, karabinierët kontrolluan një kasolle të përdorur nga i arrestuar dhe gjetën pjesën tjetër të drogës, për një total prej 60 kilogramësh, të cilat nëse do të hidheshin në treg do të jepnin mbi 500 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.