×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti kur një person i vendos tritolin veturës së një polici në Durrës

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 8:09

    Ora News publikon pamjet ekskluzive të momentit të vendosjes së eksplozivit në makinën e efektivit të policisë Lulzim Kastrati në Durrës mëngjesin e 3 shtatorit 2021.


    Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori zbret nga trotuari dhe afrohet tek mjeti. Ulet tek goma e parë në krahun e drejtuesit të mjetit dhe vendos lëndën eksplozive.

    Lënda plasëse është vendosur në mjetin e Lulzim Kastratit, me detyrë inspektor policie në Durrës, në kohën kur ishte i parkuar pranë banesës së tij në lagjen 17 në Durrës.

    Për të vendosur mekanizmin shpërthyes autorit i janë dashur 15 sekonda dhe më pas largohet me shpejtësi.

    Nuk dihet nësë autori është në dijeni të kameras së sigurisë përballë vendit të ngjarjes, por ai arrin që ta mbulojë fytyren gjatë gjithë kohës, duke e vështirësuar identifikimin.

    Në orën 06 25 minuta lënda plasëse shpërtheu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!