Të tjera detaje janë zbuluar rreth plagosjes së ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, aktualisht delegat i socialistëve, Nikolin Huba, i cili u qëllua me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër.
Aktualisht, 54-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë. Huba ka deklaruar se deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e di kush janë autorët apo përse e kanë plagosur.
“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnje ide perse me qëlluan”,- ka thënë Huba.
Policia e Shkodrës pistën kryesore ka atë të drogës. Kohët e fundit ka patur disa aksione në zonën e Vau të Dejës, ku janë arrestuar disa persona të ndryshëm. Pista kryesore e policisë është se kultivuesit kanë dyshuar se Huba mund të ketë dhënë informacion për efektivët, duke i dhënë një mesazh përmes kësaj plagosjeje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.