×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria u plagosën mes vete në Itali pas një sherri për një femër

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 12:57

    Detaje të reja kanë dalë rreth ngjarjes së sotme në Trieste ku pas një përplasje midis dy grupeve shqiptare dhe kosovare ku kanë mbetur të plagosur 8 persona njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë.


    Sipas mediave italiane, ngjarja e sotme është një “larje hesapesh” midis disa shtetasve kosovarë të një sherri të nisur muaj më parë, ku më 7 Korrik ndodhi një përplasje në sheshin Sansovino të Triestes, e cila nisi nga ngacmimi ndaj një femre të grupit tjetër.

    Në sherrin e ndodhur më parë, përplasja kishte ndodhur me mjete rrethanore duke lënë 4 persona të plagosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!