×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet inspektori i AUV-it i cili lajmëroi bizneset për kontrollet policore

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 15:37

    Inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me inicialet A.P., është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është hapur edhe rast penal për keqpërdorim të informatës zyrtare.


    I njëjti inspektor është zbuluar mbrëmjen e kaluar deri sa po informonte bizneset për mbylljen e lokaleve pasi që kishte kontrollime policore.

    KALLXO.com mëson se rastin e inspektorit të AUV e ka trajtuar prokurorja e Prizrenit, Ervehe Gashi.

    E njëjta ka vendosur që ta hetojë në procedurë të rregullt inspektorin edhe pse i njëjti po dyshohet se ka keqpërdorur informacionet zyrtare, duke lajmëruar bizneset për kontrollet të cilat po ndodhin për shkak të masave kundër pandemisë COVID-19.

    Inspektori ishte zbuluar që po kryente vepër penale, pasi u identifikua një person të cilin e kishin dëgjuar hetuesit e IPK-së derisa thoshte se “largoni njerëzit nga lokalet se po vijnë policia”.

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, kanë identifikuar se një zyrtar i AUV-it (inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës) i cili dyshohet se lajmëronte bizneset të cilat ishin duke punuar jashtë orarit, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.

    Gjatë zbatimit të plani operativ “Monitorimi i zbatimit te masave anti-COVID-19, mbrëmë në rajonin e Prizrenit, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar se disa bizneset të cilat ishin të hapura pas orarit, dhe po njoftoheshin paraprakisht nga dikush për operacionet e Policisë së Kosovës dhe inspektorëve të AUV-it.

    Lidhur me këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe ndaj këtij zyrtari të AUV-it, nga ana e hetimeve rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, është iniciuar rast penal me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i informatës zyrtare”, njoftoi Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!