×
  • Lajme
  • Lajme

    Delta nuk po ‘kursen’ as të vegjëlit, mbi 100 fëmijë të infektuar me coronavirus në 24 orët e fundit

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 16:35

    Mbi 100 fëmijë janë infektuar nga coronavirusi në 24 orët e fundit.


    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 33 takojnë grupmoshës 0-9 vjeç, 112 grupmoshës 10-19 vjeç, 227 grupmoshës 20-29 vjeç dhe 260 raste i takojnë grupmoshës 30-39 vjeç.

    Si pasojë e coronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 21 persona si pasojë e COVID-19.

    Nga 21 të vdekur, 3 persona i takojnë moshave nën 50 vjeç.

    MSH-ja njofton se një i vdekur është i grupmoshës 20-29 vjeç, një është i grupmoshës 30-39 vjeç, dhe një tjetër i grupmoshës 40-49 vjeç.

    Ndërkohë, nga 1,278 raste të reja pozitive të shënuara në 24 orët e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!