×
  • Sport
  • Sport

    Greqia më vlerë më të madhe, por Kosova ka futbollistë më të shtrenjtë

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 16:47

    Kosova dhe Greqia do të takohen nesër me fillim nga ora 20:45 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.


    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku do të marrin pjesë vetëm tifozët ‘Dardanë’ me kapacitet të përgjysmuar si shkak i masave ndaj Covid-19, shkruan Reporteri.net

    Kështu, Kombëtarja Greke sipas ‘Transfer Market’, ka vlerë me të madhe se Kosova.

    Pra, Helenët’ vlerëson me 103 milionë, ndërsa ‘Dardanët’ me 60 milionë.

    Por, përkundër kësaj, Kosova ka futbollistin më të vlefshëm. Është Amir Rrahmani i cili vlerësohet me 14 milionë euro. E te Greqia më të paguar janë Odysseas Vlachodimos dhe Christos Tzolis me 12 milionë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!