Theresa May sot dorëhiqet formalisht nga drejtimi i Partisë Konservatore, duke e hapur zyrtarisht garën për zgjedhjen e pasuesit të saj deri në fund të korrikut.
Por, ajo do të vazhdojë të mbetet kryeministre e Britanisë derisa lideri i ri të ketë kaluar mocionin e besimit në Parlament.
Teknikisht, May mund t’i lërë menjëherë vendin liderit të ri të konservatorëve, pasi ky të zgjidhet.
Megjithatë, nuk duket se ka për synim të lërë para kohe një boshllëk pushteti në Downing Street, nën sfondin e hipotezës së ngritur nga opozita laburiste për një mocion mosbesimi të menjëhershëm në Dhomën e Komuneve ndaj liderit të ardhshëm konservator.
Sidomos nëse bëhet fjalë për Boris Johnson, Dominic Raab apo ndonjë mbështetës tjetër potencial të një Brexit të ashpër pa marrëveshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.