×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm dy vaksina në Qendrën e Vaksinimit në Gjakovë, krijohet tollovi – ndërhyn Policia

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 20:25

    Në Qendrën e Vaksinimit për COVID-19 në Gjakovë, ka mungesë të vaksinave kundër virusit.


    Gazeta Online ‘Reporteri.net’ merr vesh se ditën e shtunë është krijuar kaos në këtë qendër, si pasojë e mungesës së vaksinave, saqë është dashur që të ndërhyjnë zyrtarët policorë.

    Reporteri.net merr vesh se gjatë kohës sa po prisnin mbi 50 persona për t’u vaksinuar, në stok gjendeshin vetëm dy vaksina AstraZeneca.

    Si rrjedhojë e kësaj, personeli mjekësor është detyruar ta mbyllë sallën e shkollës ‘Fehmi Agani’ dhe të kërkojë nga Policia që të ndërhyjë për të larguar personat e pranishëm.

    Gazeta ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por që deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!